Samiti i G7, pa vendim për zgjatjen e afatit në Afganistan
Mijëra afganë shpresojnë të evakuohen nga Kabuli. Situata në aeroport është e tensionuar, ndërsa qytetarët presin që t’u lejohet tranziti. Ushtarët kontrollojnë dokumentet e tyre për të parë nëse mund të largohen nga vendi. Kjo vjen pasi udhëheqësit e G-7 vendosën të tërhiqen deri më 31 gusht.
Evakuimi ka vazhduar me disa avionë që fluturuan nga aeroporti i Kabullit. Avionët me afganë që u larguan nga vendi kanë arritur në Belgjikë, Gjermani dhe Spanjë. Deri më tani janë evakuuar më shumë se 82.000 afganë ndërsa në 24 orët e fundit rreth 19.000 shtetas janë evakuuar me fluturime ushtarake amerikane. Disa vende punojnë me rritëm të shpejtë për të evakuuar sa më shumë njerëz deri më 31 gusht. Rast i tillë është Gjermania.
“Transporti me avionë është vendosur nga e hëna javën e kaluar. Është operacioni më i madh i evakuimit në historinë e ushtrisë. Mbi 4600 persona deri më tani janë sjellë nga Afganistani në një vend të sigurt. Shtetas gjerman, afganë dhe njerëz nga rreth 45 kombeve. Gjysma e atyre janë gra”.
Merkel gjithashtu porositi se Afganistani mund të shndërrohet në vatër të terrorizmit pasi NATO t’i tërheq trupat e saj nga vendi, prandaj apeloi Bashkësia ndërkombëtare të zhvillojë dialog me talibanët nëse dëshirojnë t’i ruajnë përmirësimet dhe arritjet në Afganistan në dy dekadat e fundit pas vendosjes së NATO-s në atë vend. Ajo tha se në dekadat e kaluara 70% e afganëve kanë marrë qasje në ujë të pijshëm për dallim të 20% sa ishin një dekadë më parë, ndërsa 9 nga dhjetë njerëz kanë pasur energji elektrike krahasuar me vetëm dy njerëz në vitin 2011.
Igor Stefanovki








