Samiti i Paqes në Tiranë-Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pritet të vijë më 28 shkurt
Samiti i Paqes në Tiranë-Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pritet të vijë më 28 shkurt

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky pritet të vizitojë për herë të parë Shqipërinë më 28 shkurt.
Vizita e Zelenskyt do të zhvillohet në kuadër të një Samiti që do të zhvillohet në Shqipëri, për Ukrainën.
Samiti do të mbahet në datat 28 dhe 29 shkurt.
Gjatë një bashkëbisedim me gazetarët Rama tha se Samiti në fjalë është në mbështetje të Ukrainës dhe për të diskutuar me Zelenskyn sfidat e sigurisë.
“Do përgatisim një samit në Tiranë për Ukrainën dhe do të kemi të pranishëm presidentin Zelensky. Paralelisht me këtë do të përpiqemi që në këtë hark kohor të kemi takimin tjetër me përfaqësuesit e rajonit, për të bërë një bilanc të këtij muaji. Është një samit në mbështetje të Ukrainës dhe për të diskutuar me presidentin ukrainas sfidat e sigurisë”, ka deklaruar Rama.