Samiti për klimën, presidenti Biden mbledh 40 liderë globalë

40 liderë botërorë, përfshirë presidentët rusë e kinez, Vladimir Putin dhe Xi Jinping do të marrin pjesë në samitin për klimën, i organizuar nga presidenti amerikan, Joe Biden. Pavarësisht tensioneve serioze mes SHBA-së dhe Kinës, të dyja vendet duken të gatshme për të ruajtur të ndarë çështjen e klimës, nga mosmarrëveshjet e tjera.

Një zyrtar i lartë i administratës foli me nota optimiste lidhur me mundësinë e bashkëpunimit.

Por për vende të tjera, të cilat kanë qenë të ngadalta në ndërmarrjen e hapave për të frenuar ngrohjen globale, ekipi i Biden duket më pak entuziast.

Qasja skeptike e Brazilit dhe Australisë ndaj çështjes, kishte gjetur mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë të drejtuar nga Trump. Por gjërat kanë ndryshuar. Biden e ktheu çështjen në fokusin kryesor që prej ditëve të para në detyrë.

Përveçse ju rikthye marrëveshjes së Parisit për klimën, ai e paralajmëroi që prej fillimit se do të mblidhte liderët globalë në një samit në Ditën e Tokës, 22 prill. Në prag të samitit, Bashkimi Europian arriti marrëveshje për reduktimin e dioksidit të karbonit me 55 për qind deri në fund të dekadës./A2CNN

LEXO EDHE:

Back to top button