Samiti urgjent i vendeve arabe do të mbahet në Egjipt
Samiti urgjent i vendeve arabe do të mbahet në Egjipt

Ministria e Jashtme e Egjiptit, njoftoi sot se do të presë një samit urgjent të vendeve arabe, ku do të diskutohet ‘çështja serioze’ për banorët e Gazës.
Ky samit është thirrur për shkak të propozimeve të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për të marrë kontrollin e Rripit të Gazës dhe për të zhvendosur palestinezët diku tjetër.
Sipas propozimeve të Trump, Egjipti do të jetë një nga vendet që do të presë dhe strehojë palestinezët.