Samuel E’to aksidentohet në Kamerun

Sipas mediave kamerunase,i sh-anëtari i Interit, Barcelonës dhe Çellsit, Samuel Eto’o është përfshirë në një aksident me makinë. Legjenda e futbollit është aksidentuar me makinën e tij, mirëpo gjendja e tij është e mirë dhe stabile. Eto’o u aksidentua në Nkongsamba-Littoral, një regjion në Kamerun, derisa është goditur nga një autobus.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, makina e tij duket se ka pësuar dëme të mëdha materiale. Eto’o është në gjendje të mirë shëndetësore, mirëpo nuk është bërë e ditur se në cilin spital po qëndron./Lajmi.net/

LEXO EDHE:

Back to top button