Samuel Eto, akuza për kurdisje të ndeshjeve

Samuel Eto’o akuzohet për përfshirje në kurdisje të ndeshjeve, pasi qw është bërë temë diskutimi në Afrikë, por edhe në mbarë botën. Legjenda e futbollit po akuzohet për përfshirje në kurdisje të ndeshjeve.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit po akuzohet se ishte i përfshirë në ndihmën që ia dha një klubit për t’u inkuadruar nga liga e dytë në atë të pare. Kjo goditje e radhës për ish-futbollistin e Real Madridit, Majorka-s, Barcelonës e Interit vjen vetëm disa ditë pasi ish-zëvendës presidenti i Federatës, Njalla Quan, e akuzoi atë që e kishte lënë Andrea Onanan jashtë Kombëtares.
Në një bisedë telefonike që thonë se ekziston si e incizuar, të martën e 18 korrikut, Eto’o flet me presidentin e klubit lokal të divizionit të dytë, Opopo, më mirë i njohur si Viktoria Junajted. Në akuzë thuhet se Eto’o vendosi që ta inkuadronte këtë klub në ligën D1.
“Opopo duhet të ngritët në divizionin e parë. Ky është synimi ynë. Kjo është Federata e jonë. Viktoria Junajted do të shkojë lart”, dëgjohet të ketë thënë Eto’o në telefon.
Pak muaj më vonë, klubi, i cili ishte në mesin e tabelës, u inkuadrua në ligën elitare pasi përfundoi si kampion i ligës, derisa vendi i dytë, Stade de Bertoua u deklarua si i humbur nga “Fecafoot”, respektivisht Federata Kamerunase. Gjatë sezonit pati pakënaqësi dhe protesta ndaj ekipit Opopo. Kështu, pati plot dyshime që Samuel Eto’o mund të ketë qenë i përfshirë në vendosjen e ndeshjeve në zyrat e Federatës.