San Antonio e shkatërroi ekipin më të mirë në Lindje

Skuadra e San Antonio korri fitoren e 9-të radhazi në NBA, duke mundur Detroit me shifrat 114-103. Një fitore e rëndësishme jashtë fushe për Spurs, që hedhin zyrtarisht kandidaturën për titull.

Të gjithë titullarët e San Antonio realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Vassell me 28 pikë. Jashtë fushe fiton edhe Sakramento, që mundi 123-114 Memfisin, ndeshje ku u dallua Rusell Uestbruk, autor i 25 pikëve.

Në ndeshjen e tretë të luajtur në NBA, ekipi i Hjustonit fitoi 125-105 ndaj Juta Xhazit, në një përballje pa shumë histori. Xhabar Smit me 31 pikë ishte lider për teksanët, që ndodhen në vendin e tretë në Perëndim.

LEXO EDHE:

Back to top button