San Antonio regjistron fitoren e 11-të radhazi, vijon kriza për Lejkersat

Skuadra e San Antonio korri fitoren e 11-të radhazi në NBA, duke qenë ekipi më në formë. Spurs triumfuan 126-110 në fushën e Bruklinit, me 7 lojtarë të ekipit mik që realizuan mbi 10 pikë (Shampanjie me 26 pikë, më i miri).

Vijon kriza e Lejkersave, që u mundën 113-110 nga Feniksi, duke pësuar humbjen e tretë radhazi. Donçiç realizoi 41 pikë, por që s’mjaftuan për miqtë.

Fiton edhe Filadelfia, që falë 75 pikëve të treshës: Oubre-Embiid-Maksej, mundi 124-117 Majamin.

Befason Sakramento, që triumfoi 13-121 në fushën e Dallasit, ndeshje ku diferencën e bëri Açiuva me 29 pikë.

Hjustoni konsolidon vendin e tretë në Perëndim pas fitores 113-108 ndaj Orlando. Kevin Durant ishte protagonist dhe autor i 40 pikëve.

NBA-Rezultatet

Indiana – Sharlot, 109-133

Filadelfia – Majami, 124-117

Atlanta – Uashington, 126-96

Buklin – San Antonio, 110-126

Orlando – Hjuston, 108-113

Çikago – Portland, 112-121

Dallas – Sakramento, 121-130

Feniks – Lejkers, 113-110

Juta Xhaz – Nju Orlins, 118-129

LA Klipers – Minesota, 88-94

LEXO EDHE:

Back to top button