Sançez, në radarin e klubeve italiane dhe Arsenalit

Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për mesfushorin e Lille-s, Renato Sançez. Sipas ‘Calciomercato’, Juventus janë të gatshëm të bëjnë një ofertë për yllin e Lilles.
Manuel Lokatelli pritet të transferohet te ‘Zonja e Vjetër’, dhe nëse largohen Rodrigo Bentankur ose Aaaron Remzi , atëherë ‘Bianconerët’ do të transferojnë edhe mesfushorin portugez.
Interesim për 23-vjeçarin kanë shfaqur edhe Arsenali e Milani, çmimi i tij llogaritet të jetë rreth 30 milionë euro. Sançes pati paraqitje të mira me kombëtaren e Portugalisë në “Euro 2020”, duke nxitur interesimin e klubeve evropiane për shërbimet e tij.