Sandviçët e nxehtë, të gatshëm për 15 minuta

Mëngjesi që do t’i kalojë pritjet tuaja

Përgatitni sandviç sipas recetës së Chrissy Teigenit, i cili përfshin pjeshkën dhe djathin e butë francez fantastik me shumë yndyrë.

Përbërësit:

– 5 lugë e gjysmë gjalpë;
– 9 copa të vogla bukë të bardhë;
– 125 ml salcë të ëmbël djegës;
– ½ qepe të kuqe;
– 225 g djathë të butë francez me shumë yndyrë;
– 1 pjeshkë,
– kripë.

Përgatitja:

Tepsinë mbështilleni me letër për pjekje. Lyeni çdo fetë buke me gjalpë dhe vendoseni në tepsi me anën poshtë. Të gjitha lyeni me salcë të ëmbël djegës.

Në katër feta vendosni qepën, djathin e butë francez dhe disa feta të holla pjeshke. Qitni kripë dhe mbuloni me pjesën tjetër të bukës.

Që të katër sandviçët piqni në tigan të nxehtë 2 – 3 minuta nga njëra anë.

Rrotulloni dhe piqni edhe 2 – 3 minuta në anën tjetër, derisa djathi të shkrihet dhe derisa sandviçët të marrin ngjyrë të artë.

Ju bëftë mirë

LEXO EDHE:

Back to top button