Sanksione të ashpra britanike kundër Lukashenkos

Britania e Madhe i jep një goditje të re Bjellorusisë në frontin e sanksioneve, me rastin e përvjetorit të parë të asaj që ajo i quan “zgjedhje mashtruese”, që rikonfirmuan Aleksander Lukashenkon si president.

”Sanksionet e reja do t’u shtohen atyre të 21 qershorit të kaluar, në marrëveshje me SHBA, BE dhe Kanadanë dhe përfshijnë edhe aspekte financiare dhe ndalesa në mirëmbajtjen e flotës luksoze të avionëve presidencial bjellorus”, deklaroi ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab.

”Edhe Uashingtoni po përgatitet të vendosë sanksione të mëtejshme në përgjigje të sabotimit të demokracisë dhe të shkeljes së të drejtave të njeriut nga regjimi i Lukashenkos”, theksoi ai.

Masat e mëparshme perëndimore ishin vendosur më pak se dy muaj më parë, pas arrestimit të gazetarit, Roman Protasevich dhe të së dashurës së tij, Sofia Sapega.

“Regjimi i Lukashenkos vazhdon të shtypë demokracinë dhe të shkel të drejtat e njeriut në Bjellorusi. Këto sanksione tregojnë se Britania e Madhe nuk ka ndërmend të pranojë veprime të tilla ose rezultatin e zgjedhjeve mashtruese”, deklaroi Raab.

LEXO EDHE:

Back to top button