Sanksione të reja, Mbape përjashtohet edhe nga stërvitjet e PSZH-së

Kilian Mbape vazhdon të përjashtohet nga ekipi i Paris Sen Zhermeni. Ylli i Francës ka kontratë me PSZH-në deri në vitin e ardhshëm, ndërsa është duke refuzuar rinovimin. Ai kërkon ta përmbush marrëveshjen e tij dhe të largohet i lirë nga ‘Parc des Princes’ sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, një gjë të tillë nuk e dëshirojnë parisienët, andaj kanë vendosur ‘sanksione’ ndaj tij. Mbape ose duhet të rinovojë kontratën e tij këtë verë, ose të largohet, pasi nuk duan ta humbasin atë të lirë. Këtë nuk po pranon ylli francez, andaj ka prishur marrëdhëniet me klubin e tij.

Ai madje nuk është ftuar fare në përgatitjen parasezonale në Japoni, duke mbetur në Francë. Së fundmi Fabrizio Romano njofton që ai është përjashtuar edhe nga stërvitja e ekipit të parë të PSZH-së për ndeshjet e sezonit të ri.

LEXO EDHE:

Back to top button