Sanksionohen 153 vozitës në Shkup, nuk respektojnë rregullat e trafikut

Sanksionohen 153 vozitës në Shkup, nuk respektojnë rregullat e trafikut

Ministria për Punë të Brendshme njofton se në 24 orët e fundit në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 153 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 32 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, shkruan Alsat.

Sipas MPB-së janë gjobitur dhe 6 vozitës për përdorim të telefonit, 4 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, 4 për makina të paregjistruara, 13 për kalim në të kuqe në semaforë, 8 gjoba për mosdhënien përparësi këmbësorëve dhe tre gjoba të tjera për makina të transportit publik teknikisht të parregullta. Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button