Sanofi në ndihmë të Johnson & Johnson për prodhimin e vaksinës antiCOVID-19

Sanofi do të prodhojë në Francë vaksinën kundër COVID-19 të konkurrentit të saj amerikan, Johnson & Johnson, ashtu si po përgatitet ta bëjë për Pfizer-BioNTech, edhe pse nuk mund të propozojë në këtë stad vaksinën e saj, për të cilën filloi provat klinike sot tek vullnetarët.

Sanofi do të kujdeset për formulimin dhe mbushjen e flakonëve në qendrën e tij Marcy-l’Etoile, afër Lionit, duke nisur nga nga tremujori i tretë, me një normë prej afërsisht 12 milionë doza në muaj”, thuhet në një njoftim për shtyp nga laboratori, i cili specifikon se do të ketë prioritet zhvillimin e dy vaksinave të tij kandidate.

“Ambicia jonë është të bëjmë sa më shumë që të jetë e mundur, nëse mund të bëjmë më shumë pse jo “, theksoi Thomas Triomphe, zëvendëspresident ekzekutiv i Sanofi Pasteur, dega e vaksinave të Sanofi.

Kjo është hera e dytë që Sanofi vë mjetet e saj të prodhimit në shërbim të konkurrencës. Ai do të prodhojë nga vera në fabrikën e saj gjermane në Frankfurt më shumë se 125 milion doza të vaksinës ARN messager të zhvilluar nga Pfizer- BioNTech.

Ai njoftoi gjithashtu se po fillonte një studim të ri të fazës 2 të vaksinës kandidate të zhvilluar me britanikun GSK dhe duke përdorur teknologjinë e proteinave rekombinante, duke shpresuar për ta vënë në dispozicion në tremujorin e katërt.

LEXO EDHE:

Back to top button