Sasho Mijallkov mbetet në paraburgim, Gjykata refuzon 11 milion euro garanci bankare

Sasho Mijallkov mbetet në Shutkë. Gjykata penale e refuzoi garancinë e tij gati 11 milion euro. Në vendimin e gjykatës që ish drejtori i policisë sekrete të qëndrojë në burg nuk ndikoi as ajo që Prokuroria për Krim të Organizuar  dha dritë jeshile që Mijallkov pas dy muaj e gjysmë  në paraburgim të dalë nga burgu hetues.

Gjykata Penale

“Këshilli Penal nuk pajtohet me vlerësimin e prokurorisë  se shuma e garancisë së ofruar është bazë e mjaftueshme për zëvendësimin e masës së paraburgimit me garanci.”

Gjykata penale vendimin e arsyeton edhe me atë se Mijallkov tashmë është dënuar me 12 vjet burg për rastin e përgjimeve, ndërsa për blerjen e pajisjeve të përgjimit për policinë sekrete, ai është dënuar me tetë vjet të tjera. Për më tepër, kundër tij është ngritur aktakuzë edhe për rastin  “Parcelat në Vodno”. Sipas Gjykatës Penale, vendimtar në refuzimin e ankesës së Mijallkovit ka qenë ajo që në dy garancitë e mëparshme, prokuroria ka dhënë mendim negativ. Gjykata thekson gjithashtu edhe arratisjen misterioze të Mijallkovit në shkurt, kur policia e kërkoi atë me urdhër arrest ndërkombëtar, dhe më pas u paraqit vetë në zyrën e prokurorit.

Gjykata Penale

“I akuzuari pas caktimit të masës arrest shtëpiak për rastin “Target -Fortesa”  për më shumë se 24 orë ishte i pakapshëm për organet dhe kjo çon në përfundimin se pas garancisë së pranuar dhe anulimit të paraburgimit, ai sërish mund të arratiset”.

Pas vendimit të Këshillit Penal, Mijallkov dhe avokatët e tij tani kanë tre ditë kohë për t’u ankuar në Gjykatën e Apelit në Shkup. Sipas informatave të Alsat, garancia e Sasho Mijallkovit është rritur me secilin mendim negativ nga prokuroria. Prokurori Artan Ajro dje dha mendim pozitiv për gati 11 milion euro që Mijallkov ofroi për të dalë nga paraburgimi.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button