Sasitë e para të vaksinës Pfizer arritën në Izrael

Sot në Izrael arritën sasitë e para të vaksinës Pfizer dhe vlerësohet se afërsisht një e katërta e popullsisë do të vaksinohen deri në fund të vitit.

“Unë besoj në këtë vaksinë dhe shpresoj që ajo të miratohet zyrtarisht për përdorim në Izrael në ditët në vijim,” tha kryeministri Benjamin Netanyahu në një ceremoni në Aeroportin ‘Ben Gurion’, duke shtuar se ai synon të bëhet izraeliti i parë që merr vaksinën COVID-19, raporton Reuters.

Muajin e kaluar, kompania Pfizer u zotua të shpërndajë një total prej 8 milionë doza të vaksinës së saj në Izrael.

Izraeli gjithashtu ka porositur vaksina të koronavirusit nga Moderna dhe AstraZeneca.

LEXO EDHE:

Back to top button