Satki Ismaili: Platforma u përgatit për një kohë shumë të shkurtër

Arsimtari Satki Ismaili i ftuar në emisionin “Programi 200” në Alsat duke folur për vitin e ri shkollor dhe për platformën online, tha se ka pasur një neglizhencë totale nga ana e institucioneve për muaj me radhë dhe tani po punohet 24 orë në ditë për të arritur që mësimi të funksionojë normalisht kur mungojnë vetëm 2 ditë.

“Ajo që është brengosëse është se mësimdhënësit pritën 3 muaj që të bëhen ndryshimet, kohë kishte plot. Por 2-3 ditë para se të fillonte procesi mësimor, na kanë befasuar, sepse platforma u përgatit për një kohë shumë të shkurtër. E gjitha kjo ka të bëjë me një neglizhencë të plotë të institucioneve dhe tani gjendemi në këtë tollovi, kur shkollat hapen më 1 tetor.”- tha Satki Ismaili.

LEXO EDHE:

Back to top button