Sauthgejt konfirmon lëndimin e Arnolldit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Anglisë, Garet Sauthgejt ka konfirmuar lëndimin e mbrojtësit të krahut, Trent Aleksander-Arnold.

Anglezi u zgjodh me skuadrën për “Euro 2020”, ndërsa në miqësoren e parë, pësoi lëndim në fundin e ndeshjes ndaj Austrisë.  Ky lëndim duket jo i mirë, ngase Arnold nuk arriti të ecte aq mirë. Lëndimin e këtij të fundit e konfirmoi edhe përzgjedhësi anglez.

“Unë mendoj se ka pësuar lëndim në kofshë, por ekipi mjekësor është duke e vlerësuar”, tha ai.

Brenda 24 – 48 orëve do kuptohet nëse Arnold do arrijë të jetë me Anglinë në Kampionatin Evropian.

LEXO EDHE:

Back to top button