Sauthgejt: Krenar me futbollistët, por jo edhe rezultatin

Italia ka mposhtur Anglinë në finalen e Kampionatit Evroprian, pas ekzekutimit të penalltive. Pas ndeshjes trajneri anglez Geret Sauthgejt është shprehur i zhgënjyer me disfatën.

“Futbollistët e mi duhet të kenë kokën lartë, ata kanë bërë më mirë se çdo ekip tjetër e Anglisë në 50 vitet e fundit, ata duhet të jenë krenarë për paraqitjen që kanë bërë. Kombëtarja e Italisë ka qenë e jashtëzakonshme gjatë gjithë turneu, mënyra se si ata e kontrolluan topin ishte më e mirë se e jonja, ishin të fortë në mbrojtje dhe ishin në gjendje të na ndalonin sulmet tona. Mendoj se ekipi ynë mund të bëhet edhe më i mirë në të ardhmen, kemi futbollist të rinj dhe të talentuar që kanë qenë fantastik në këtë kampionat, më duhet më shumë kohë në të ardhmen që të punoj me ta. Ne donin tu japim gëzim tifozëve tanë me një fitore por fatkeqësishtë nuk ja dolëm, jemi të zhgënjyer por futbollistët kanë dhënë maksimumin e tyre”, tha mes tjerash Sauthgejt.

LEXO EDHE:

Back to top button