Savinjo: Më kërkuan Arsenali e Barcelona, por unë dua Man. Sitin

Anësori i Xhironas po ndiqet nga Barcelona pas një fillimi të shkëlqyer të sezonit. Por, ai këmbëngul se planet e tij të ardhshme përfshijnë Mançester Sitin.

Savinjo është i huazuar te Xhirona nga Troja, me të dy klubet në pronësi të kompanisë ombrellë të Mançester Siti, “City Football Group”.

I pyetur nëse kishte oferta të tjera kur u largua nga Atletiko Mineiro për në Troj, Savinjo ishte i qartë për mediumin spanjoll “Marca”.

“Po. Arsenali më donte mua dhe gjithashtu Bragantino. E dija që Trojes ishte në pronësi të “City Group” dhe mendova se duke punuar një ditë mund të arrij në Man. Siti. Sigurisht, do të duhet të bëj shumë mirë këtu në Xhirona,” tha në fillim Savinjo.

 

Braziliani luajti me Diego Kosta-n dhe Diego Godin te Atletiko Mineiro.

 

“Ata janë dy lojtarë kryesorë. Kur nënshkrova për Sitin, Godin më tha se ishte një vend shumë i mirë për mua. Diego Kosta gjithmonë thoshte se kisha shumë talent dhe më dha vetbesim. Rezulton se ai ka luajtur me Majkëllin në Rajo Valejkano. Për mua ai është një nga qendërsulmuesit më të mirë me të cilët kam luajtur ndonjëherë”, ka shtuar më tej Savinjo.

LEXO EDHE:

Back to top button