Scholz i tregoi Zelenskyt se çka bisedoi dy javë më parë me Putinin

Scholz i tregoi Zelenskyt se çka bisedoi dy javë më parë me Putinin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka ndarë detaje të telefonatës së fundit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Ai falënderoi të parin e shtetit gjerman për “udhëheqjen e Gjermanisë në mbështetjen e Ukrainës”, veçanërisht për forcimin e mbrojtjes ajrore të vendit.

Lideri ukrainas nënvizoi se Scholzi i tregoi se çka kishte folur me presidentin rus, Vladimir Putin, e cila ndodhi dy javë më parë.

Zelensky theksoi se vetëm “forca e kombinuar e armëve dhe diplomacisë” mund ta detyrojë Rusinë të përfundojë luftën dhe se “paqja e vërtetë mund të arrihet vetëm përmes forcës”.

Ndërkohë, Scholz, lideri i një koalicioni trepalësh që së fundmi ka kolapsuar dhe përballet me zgjedhje më 23 shkurt, ka refuzuar kërkesat e Ukrainës për raketa me rreze të gjatë veprimi.

Ndërkohë, Scholz siguroi se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë ushtarakisht Ukrainën në bashkëpunim të ngushtë me partnerët evropianë dhe ndërkombëtarë.

Telefonata e Scholzit me Putin ka shkaktuar zemërim, ku 46-vjeçari ukrainas kishte pohuar se kishte shkelur solidaritetin perëndimor me Ukrainën. Megjithatë, Scholz mbrojti bisedën një orëshe, e cila ishte e para pas dy vitesh, duke thënë se nuk kishte ndjerë ndonjë ndryshim në qëndrimin e Putinit ndaj luftës në Ukrainë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

LEXO EDHE:

Back to top button