Scholz: Si të kufizohen pasojat e luftës në Ukrainë

Scholz: Si të kufizohen pasojat e luftës në Ukrainë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz paralajmëroi se samiti i 44 krerëve të shteteve apo qeverive të Evropës që filloi në Pragë nuk mund të injorojë sulmin rus ndaj Ukrainës.

Ai gjithashtu deklaroi se është mirë të shihet se si të gjithë po e ndihmojnë Ukrainën financiarisht, por edhe ushtarakisht.

“Është bukur të shohësh se si ne të gjithë e ndihmojmë Ukrainën, financiarisht dhe me dërgesat e armëve. Sulmi rus është një shkelje brutale e rendit ndërkombëtar. Është e rëndësishme për ne se si të kufizojmë pasojat e asaj lufte në botë”, tha Scholz.

Ashtu si presidenti francez, Emmanuel Macron, i pari i qeverisë gjermane theksoi se është e nevojshme që e gjithë Evropa të ofrojë ndihmë për familjet dhe bizneset në solidaritet në krizën e energjisë dhe, siç tha i pari shtetit francez, të mbështesë strategjinë evropiane për uljen e çmimeve të energjisë.

“Qëllimi është që çmimet e energjisë të bien në mënyrë dramatike. Kështu duhet të jetë”, tha Scholz dhe kujtoi se nuk rrezikohet vetëm Evropa, por edhe aleatët aziatikë si Japonia apo Koreja e Jugut.

Ndryshe, Kosova po përfaqësohet në këtë samit prej presidentes Vjosa Osmani.

LEXO EDHE:

Back to top button