Së paku 20 emigrantë mbyten në Detin Egje

Së paku 20 emigrantë mbyten në Detin Egje

Së paku 20 persona janë mbytur si pasojë e fundosjes së një varke gome me emigrantë në brigjet veriore të Turqisë në Detin Egje. Roja bregdetare e Turqisë i shpëtoi dy emigrantë në det në provincën turke Çanakala, ndërsa dy të tjerë ia dolën të mbërrijnë vetë në bregdet. Nuk dihet se sa njerëz ishin në varkë kur ajo u fundos, ndërsa roja bregdetare i vazhdoi kërkimet në atë zonë, tha ai. Katër nga të mbyturit ishin foshnje ose fëmijë. Nuk dihet se shtetas të cilit vend janë emigrantët e mbytur. Megjithëse numri i tyre ka rënë në vitet e fundit, emigrantët kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika shpesh largohen nga Turqia në përpjekje për të shkuar në Greqi, në kërkim të një jete më të mirë në vendet evropiane. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button