Së paku 245 të arrestuar në protestat kundër Lukashenkos

Të paktën 245 persona u arrestuan në protestat në Bjellorusi kundër presidentit Alexander Lukashenko, sipas grupit për të drejtave të njeriut Viasna.

Grupet e opozitës bënë thirrje dje për tubime të mëdha kundër udhëheqësit autoritar, por kjo përpjekje me sa duket nuk pati sukses.

Aktivistët ishin mbledhur kryesisht në grupe më të vogla në rrugë.

Imazhet dhe pamjet video të postuara në internet treguan policinë duke përdorur taktika të dhunshme për të shtypur demonstratat që u zhvilluan.

Në Bjellorusi nuk janë zhvilluar më protesta të madhe antiqeveritare që kur forcat e sigurisë shtypën brutalisht protestat masive vitin e kaluar pas zgjedhjeve më 9 gusht, ku Lukashenko pretendoi fitore pavarësisht pretendimeve se vota ishte e manipuluar

LEXO EDHE:

Back to top button