Së paku dy të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga stuhitë e forta në Gjermani

Së paku dy të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga stuhitë e forta në Gjermani

Dy persona vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u lënduan si pasojë e stuhive të forta në Gjermani.

Në Ballenstedt në shtetin Saksoni-Anhalt, dy qytetarë francezë vdiqën pasi paragllajdi i tyre me motor u përfshi nga një stuhi.

Autoritetet në Bavari thanë se 14 persona u lënduan të premten kur kasolle prej druri ku ata po përpiqeshin të strehoheshin, u shemb gjatë një stuhie në liqenin Brombach, në jug të Nurembergut. Mes të plagosurve ishin disa fëmijë dhe një grua 37-vjeçare, e cila u transportua me helikopter në spital me plagë të rënda.

Një tornado që kaloi nëpër pjesë të Gjermanisë perëndimore lëndoi dhjetëra njerëz dhe shkaktoi dëme të mëdha, thanë zyrtarët të premten.

Policia tha se deri në 40 persona ishin lënduar në Paderborn, “dhjetë prej tyre rëndë”.

“Çatitë e panumërta janë zbuluar ose dëmtuar. Shumë pemë ende shtrihen mbi makinat e shkatërruara”, tha policia.

LEXO EDHE:

Back to top button