Seanca në Hagë, avokatët e Thaçit të nervozuar prej vonesave

Gjatë seancës së sotme në Gjykatën Speciale, avokatët e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, janë shprehur të nervozuar për shkak të vonesave të Prokurorisë për nxjerrjen e materialeve.

Mbrojtja e Thaçit deklaroi se kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga koha për nxjerrjen e materialeve, duke shtuar se çështja është stërzgjatur.

“Është shokuese për mua pozicioni i Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Jam i sigurt që edhe ju zoti gjykatës jeni mërzitur nga kjo. Klientët tanë janë burgosur që nga viti i kaluar. Kolegu avokat sapo tha që afati fillestar ishte maji. E kuptoj zoti gjykatës që e keni shtyrë. Çfarë ka ndodhur? Që nga konferenca e parë ne kemi marë 1 mijë e 732 dokumente teksa mbrëmë kemi marrë mbi 200 dokumente. Jam dakord me Roberts [avokati qe foli papraprakisht]. Kur do t’i vijë fundi kësaj çështjeje? Tani na kërkohet që afati të shtyhet deri më 31 janar. Flitej që gjykimi do të fillonte në këtë vit, teksa tani dëgjojmë këtë kërkesë për shtyerje. Klienti im është në burg. Kjo është qesharake. Ata kanë vendosur që t’i ndalojnë këta burra”, tha Keohe.

 

LEXO EDHE:

Back to top button