Seanca të dy komisioneve kuvendore

Në Kuvend për sot janë caktuar dy seanca të komisioneve dhe atë seanca e Komisionit për politikë të jashtme dhe të Komisionit ligjvënës-juridik. Të dy organet kuvendore duhet ta shqyrtojnë Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes midis Këshillit të ministrave të Bosnje e Hercegovinës dhe Qeverive të palëve të tjera në Iniciativën për parapërgatitje dhe parandalim në rast të katastrofës në Evropën Juglindore, për aranzhmanet me vendin nikoqir për Sekretariatin e Iniciativës për përgatitje dhe parandalim në rast të katastrofës në Evropën Juglindore.