Seanca të tre komisioneve kuvendore
Seanca të tre komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seancë do të mbajnë Komisioni për transport, transformim digjital, mjedis dhe planifikim hapësinor , Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive dhe Komisioni juridiko-ligjvënës.
Në rend dite të Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis dhe planifikim hapësinor është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim urbanistik, me procedurë të shkurtuar.
Para anëtarëve të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor, me procedurë të shkurtuar.
Në rend ditë të Komisionit juridiko-ligjvënës janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim urbanistik dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor, të dyja me procedurë të shkurtuar.