Seancë e re gjyqësore për rastin “Parcelat në Vodno

Në Gjykatën Penale-Shkup sot duhet të vazhdoj procesi gjyqësor për rastin “Parcelat në Vodno”, ku i akuzuari i parë është ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari. Rastin e udhëheq gjykatësi Ilija Trpkov, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurorja Lile Stefanova.
Përveç Gruevskit akuzohen edhe Risto Novaçevski, Nenad Josifoviq, Jordan (Orce) Kamçev, Ratka Kamçeva dhe Sasho MIjallkov.
Prej të akuzuarve Nikolla Gruevski është në Arrati, ndërsa Sasho MIjallkov dhe Orce Kamçev gjenden në paraburgim.