Seancë konstituive e Këshillit të Sigurimit
Seancë konstituive e Këshillit të Sigurimit

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në orën 15:00. Mbledhja e parë do të jetë seancë konstituive në të cilën do të njihet formati i pjesëmarrësve sipas përcaktimit ligjorë dhe propozimeve të presidentes. Mbledhja konstituive vjen gati 6 muaj pasi presidentja Siljanovska pranoi detyrën në ceremoni pranim dorëzimi nga ish kreu i shtetit Stevo Pendarovski. Përveç kryeministrit, krye parlamentarit, ministrit të jashtëm, ministrit të brendshëm dhe atij të mbrojtjes në këshill do të marrin pjesë edhe anëtarët e zgjedhur nga presidentja dhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe drejtoresha e Agjencisë së Zbulimit. /Alsat.mk