Sebastian Kurz: E përjashtoj mundësinë e rikthimit në politikë

Ish-kancelari austriak dhe ish-udhëheqësi i Partisë Popullore Austriake (OVP) në pushtet, Sebastian Kurz, në intervistën e tij të parë që nga tërheqja nga skena politike, përjashtoi një rikthim në politikë.
Për të përditshmen vjeneze Cronen Zeitung, Kurz hodhi poshtë zërat se ai mund të rikthehej në skenën politike në asamblenë e ardhshme të OGP, të planifikuar për 14 maj.
“Politikën e kam filluar në moshën 16-vjeçare, jam bërë sekretar shteti në moshën 24-vjeçare dhe prej atëherë kam 10 vite në qeveri. Kisha pjesë të mjaftueshme të politikës”, tha ish-kancelari austriak.