Sedloski: Besojmë në rezultat pozitiv, kërkojmë përkrahjen e publikut

Sedloski: Besojmë në rezultat pozitiv, kërkojmë përkrahjen e publikut

Gazetar: Mahir Thaçi

Në prag të përballjes të ndeshjes kthyese të Ligës së Kampionëve, trajneri Goce Sedloski dhe Blerton Sheji besojnë në rezultat pozitiv me përkrahjen e plotë të publikut.

“Pas ndeshjes në Zagreb ku ne arritëm rezultat të favorshëm , nuk duhet të nënvlerësojmë ekipin e Dinamos se e dimë se për çka bëhet fjalë dhe çfarë ekipi është. Përgatitemi maksimalisht për këtë ndeshje dhe besojmë në rezultatin pozitiv. Në stërvitjen e parafundit Dafne u ankua në dhimbje dhe nuk do luajë. Nga futbollistët do kërkojë që të japin maksimumin. Presioni është te Dinamo, se nuk kemi se çka të humbasim. Nuk do të mbrohemi dhe do luajmë për publikun dhe ata le të na japin përkrahjen. Mendojë se ne kemi luajtur mjaft mirë plot 75 minuta ndaj Dinamos në Zagreb dhe gabimet që i kishim duhet ti mënjanojnë. E dimë se kush është Dinamo dhe që ka një fond të madh të futbollistëve dhe futbolli është i tillë, andaj besoj në maksimumin e futbollistëve. Sigurisht se ata do nisin në ofensive dhe ne do të vendosem si edhe në Zagreb dhe do të kërkojmë rezultat pozitiv. Dinamo do të jetë nën presion dhe ne do të japim maksimumin. Le të të jetë një paraqitje e mirë futbollistike dhe le të kënaqemi të gjithë. Çaçiq është trajner i mirënjohur, por i dëshirojë fat, por jo edhe në ndeshjen ndaj nesh. Kemi stërvitur mjaft mirë dhe kemi përgatitur edhe ekzekutimin e penalltive. Di gjithçka që ndodh atje dhe do luajmë aq sa na lejojnë ata”, deklaroi Goce Sedloski, trajner i FC Shkupit.

“Dinamo është favorit dhe do të japim maksimumin që të shënojmë një rezultat pozitiv. Jemi përgatitur maksimalisht dhe respektojmë kundërshtarin por besojë në mrekulli. Presim një ndeshje të mirë, andaj duhet të vendoseni mirë dhe me përkrahjen e publikut besojmë në rezultatin më të mirë”, tha Blerton Sheji, futbollist i FC Shkupit.

Ndeshja kthyese e raundit të dytë të Ligës së Kampionëve në mes FC Shkupit dhe Dinamo Zagrebit do të zhvillohet të martën në orën 21.00./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button