Sedloski: Kërkojmë fitore në Shkup

FC Shkupi me mjaft optimizëm është duke pritur përballjen e raundit të dytë të Ligës së Konferencave, kundër Santa Klarës. Trajneri Goce Sedloski dhe kapiteni Fatih Ismaili besojnë se ekipi shkupjan ka forca të mjaftueshme për të befasuar kundërshtarin.

- Advertisements -

“Te përgatitur e presim ekipin e Santa Klares me shumë futbollistë individualist. Djelmoshat treguan kualitetin e tyre ndaj Llapit dhe besoj se do të tregojnë më të mirë para sfidës me Santa Klarës. Është pjesa e parë nesër dhe na pret ndeshja tjetër në ndeshjen kthyese.
Kërkojmë lojë ofenzive dhe kjo lojë më shumë varet edhe nga kundërshtari. Duhet të jemi të  mençur dhe me shumë durim deri te rezultat pozitiv. Duhet të luajnë lojën  ofenzive, por duhet të jemi edhe mjaft agresivit dhe kohë të njëjtë. Duhet të jemi të durueshëm. Do të kërkojmë rezultat pozitiv”, deklaroi Goce Sedloski.

Ndërkohë kapitani Fatih Ismaili beson se ekipi është i përgatitur maksimalisht dhe do ti përgjigjet me sukses sfidës së re.

“Ne jemi përgatitur maksimalisht dhe në fund do të dalim me rezultat dhe do ti gëzojmë fansat tanë”, u shpreh Fatih Ismaili.

Ndeshja e raundit të dytë të Ligës së Konferencave  në mes FC Shkupit dhe Santa Klarës, do të zhvillohet të enjtë ,  në stadiumin Todor Proeski në orën 20.00.

LEXO EDHE:

Back to top button