Sejdini: FFM gati të krijoj kushte më të mira për të ardhmen e futbollit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini ka zhvillur një takim me ish-kryetarin dhe mbështetësin e madh të sportit dhe futbollit në komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta. Në “Shtëpinë e Futbollit” u fol për gatishmërinë e Federatës së Futbollit të Maqedonisë për përmirësim të infrastrukturës në kapacitetet e futbollit në Gostivar, ndërsa i pari i FFM-së konfirmoi përcaktimin e federatës për të ndihmuar gjitha rajonet në vendin tonë.
“Në emër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, dua të përcjell qëndrimin tim deri te gjithë dashamirët e futbollit në Komunën e Gostivarit dhe mikut tonë të madh Nevzat Bejta, se ne si federatë gjithmonë jemi të gatshëm të krijojmë kushte për të ardhme më të mirë të futbollit në vendin tonë.
Nëse në këtë drejtim do të kemi mbështetjen e vetëqeverisjeve lokale, jemi të sigurtë se mund të sigurojmë të ardhme të bukur për sportin tonë, me theks të veçantë për futbollistët e rinjë.
Si federatë edhe deri tani kemi investuar në infratrukturë në Gostivar, dhe sigurisht se këtë do ta bëjmë edhe në të ardhmen,” deklaroi presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.
“Besoj se edhe bashkëqytetarët e mi të Gostivarit gëzohen në sukseset e përfaqësueses tonë dhe përmirësimin e cilësisë së futbollit në vendin tonë. Gjithashtu, besoj se bashkarisht mund të shkojmë një hap para në krijimin e infratrukturës më cilësore sportive në Gostivar. Gostivari gjithmonë jep futbollistë në përfaqësuese, ndërsa kjo është meritë e njerëzve të futbollit në qytetin tonë të cilët në të kaluarën kanë qenë reprezentues të shkëlqyeshëm dhe akoma vazhdojnë të ndihmojnë zhvillimin e sportit në komunën tonë”, dekaroi Nevzat Bejta.