Sejdini: Këta futbollist janë lindur për të arritur gjëra të mëdha

Numri një i futbollit në Maqedoni, Muamed Sejdini në prag të sfidës historike, ndaj Italisë në Palermo, dërgoi mesazh deri te futbollistët, tifozët dhe të gjithë ata që japin përkrahje Maqedonisë në këtë përballje të Play Off-it, e vlevshme për Botërorin “Katar 2022”. Sejdini beson se kjo gjeneratë e futbollistëve është lindur për të arritur gjëra të mëdha dhe se të gjithë, pa përjashtim, do të japin maksimumin.

Porosia e Sejdinit përmes rrjetet sociale:

“Kjo kombëtare dhe këto djelmosha i dallon karrakteri dhe uniteti. Ata kanë dëshmuar se janë të lindur për gjëra të mëdha. Besojnë në vetvete dhe e di se do të japin gjithçka nga vetja që të realizojnë ëndërrën për tu kualifikuar në Kampionatin e botës. Falimenderim te të gjithë tifozët , të cilët kanë ardhur që të përkrahin përfaqësuesen tonë. Kënaquni në ndeshjen e futbollit!

 

Kujtojmë se sfida në mes Italisë dhe Maqedonisë, do të zhvillohet në stadiumin “Renzo Barbera”, në orën 20.45.

LEXO EDHE:

Back to top button