Sejdini: Urata për heronjët tanë sportiv

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, shkroi një faqe të re në historikun sportiv duke siguruar kualifkimin në Kampionatin Evropan të vitit të ardhshëm. Pritja 30 vjeçare, u kompletua në Tbilisi, me golin e Goran Pandevit, i cili pas golit të shënuar shpërtheu në lot gëzimi, duke mos besuar me atë që po ndodh në stadiumin “Dinamo Arena”. Kapiteni i Maqedonisë, edhe pas ndeshjes ende ishte nën emocionet e kualfikimit historik.

Goran Pandev, futbollist i Maqedonisë

“Ne ende nuk jemi të vetëdijshëm për atë që kemi bërë, në ditët në vijim do të kuptojmë se jemi në Kampionatin Evropian. Nuk besoja se në moshën 38 vjeç do të luaja në një Kampionat Evropian.”

Komiteti Olimpik i Maqedonisë me presidentin e ri , Daniel Dimevski dërguan urata për suksesin dhe shpallën Pandevin si velikan olimpik. Ndërkohë në ardhjen në Maqedonisë, në kufirin me Kosovës në Bllace, pritje për ekspeditën e Maqedonisë përgatiti kryeministri Zoran Zaev, që premtoi premio për futbollistët dhe stafin teknik në vlerë prej 10 mijë eurosh.

Zoran Zaev, Kryeminstër i Maqedonisë

“Një gol për të gjithë, një fitore për të gjithë. Historia nuk mban mend një sukses të këtillë .Kështu është kur bashkë luajnë maqedonas, shqiptarë, turq…me fanella të njëjta, nën flamurin e njëjtë dhe për atdheun e përbashkët. Kjo tregon se vetëm bashkë, mund të jemi një për të gjithë dhe të gjithë për një”.

Numri një i Federatës Futbollistike të Maqedonisë , Mumaed Sejdini i shpalli heronj sportive të gjithë futbollistët për suksesin e arritur dhe premtoi se do të realizojë premion në vlerë prej 3 milion euro.

 

Muamed Sejdini, president i FFM-së

“Shumë urata për gjithë këto heronjt që dhanë gjithçka nga vetja për të arritur deri te fitorja e madhe dhe për të çuar Maqedoninë në Evropian, ku do të shkruhet me shkronja të arta. “

Përfaqësuesja e Maqedonisë fillimisht do të zhvillojë 2 përballje të Ligës, ndaj Estonisë dhe Armenisë për të mbyllur ciklin aktual në Ligën e Kombeve. Ndërkohë në Kampionatin Evropian, të vitit 2021, Maqedonia do të jetë pjesë e Grupit C, së bashku me Austrinë, Holandën dhe Ukrainën dhe ndeshjet do të zhvillojë në Bukuresht dhe Amsterdam. Sfida e parë do të jetë më 13 qershor, kundër Austrisë, ndërsa katër ditë më vonë përballet me Ukrainën, ndërsa sfida e fundit në grupin C do të jetë në Amsterdam Arena, kundër Holandës.

 

LEXO EDHE:

Back to top button