Sejdiu: Nga koalicioni nuk është larguar Aleanca për Shqiptarët por vetëm Arben Taravari

Sejdiu: Nga koalicioni nuk është larguar Aleanca për Shqiptarët por vetëm Arben Taravari

Përfaqësuesit e VLEN-it thonë se nga koalicioni nuk është larguar Aleanca për Shqiptarët por vetëm Arben Taravari. Blerim Sejdiu nga ky koalicion, në intervistën për Alsat thotë se dëshmi për këtë janë dorëheqjet dhe distancimet e përfaqësuesve të ASH-së nga qëndrimet e Taravarit. Largimin e Taravarit, Sejdiu e cilëson si një ikje nga përgjegjësia dhe zhgënjim ndaj popullit.

“Asgjë nuk ka ndodh, koalicioni VLEN nuk është i individëve të caktuar, që të jemi të qartë, Arben Taravari ka qenë dy mandate kolegu im, e njoh prej moti, normalisht se e kemi atë respektin e ndërsjelltë, mirëpo ky gabim, ka qenë një gabim jetësor për të. 8:34 Nuk është larguar nga VLENi, ASH-ja , që të jemi të qartë, është largu Arben Taravari. Ai mori me vete disa deputetë, por sot e shohim se kthehen mbrapa, që domethënë se është vendim i gabuar”, tha Blerim Sejdiu, VLEN. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button