Sekretari i Jashtëm britanik thotë se Londra nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë
Sekretari i Jashtëm britanik thotë se Londra nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë
Sekretari i Jashtëm britanik David Lammy ka njoftuar para gazetarëve së takimin e ministrave të G7-ës, së Londra nuk planifikon të dërgojë trupa në Ukrainë.
Komentet e Lammy vijnë pas raportimit të përditshmes franceze Le Monde, se Britania e Madhe dhe Franca kanë diskutuar dërgimin e trupave dhe kontraktorë privatë të Mbrojtjes në Ukrainë, pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA, transmeton Telegrafi.
“Nuk do të dërgojmë trupa britanike në Ukrainë, por do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën me trajnime dhe ndihmës ushtarake dhe e kemi bërë të qartë se këtë do ta vazhdojmë për aq sa të jetë e nevojshme”, shtoi Lammy.
“Ky është qëndrimi i Britanisë dhe mbetet i pandryshueshëm”, shtoi Sekretari i Jashtëm britanik.
Presidenti francez Emmanuel Macron kohë më parë pati sugjeruar dërgimin e instruktorëve ushtarakë në Ukrainë, por kjo ide e tij ka hasur në kundërshtime të ashpra nga shumë aleat perëndimorë si Gjermania.
Le Monde ka shkruar duke cituar burime anonime, se një gjë e tillë u diskutuar gjatë vizitës së kryeministrit britanik Keir Starmes në Francë gjatë 11 nëntorit.