Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Dënojmë sulmin në Ankara, do të qëndrojmë pranë Turqisë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Dënojmë sulmin në Ankara, do të qëndrojmë pranë Turqisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka reaguar për sulmin e ndodhur mesditën e sotme në Ankara të Tueqisë.
Rutte tha se dënon sulmin me armë. Ai tha se lajmet për viktimat dhe të plagosurit janë shqetësuese.
“Lajmet për të vdekur dhe të plagosur në Ankara janë shqetësuese. NATO qëndron pranë aleatit tonë Turqisë. Ne dënojmë fuqishëm të gjitha format e terrorizmit dhe po monitorojmë nga afër zhvillimet”, tha Mark Rutte
Nga ana tjetër, Presidenti Erdogan në një deklaratë për mediat, tha se deri më tani raportohen për 4 viktima dhe 14 të plagosur.
“Kemi 4 viktima dhe 14 të plagosur. Dënoj këtë sulm të tmerrshëm terrorist dhe uroj mëshirën e Zotit për dëshmorët tanë”, tha Erdogan.