Sektori privat nis pagesën e K-15, shuma minimale për vitin 2026 arrin në 19.116 denarë
Prej sot mund të fillojë pagesa e regresit për pushimin vjetor K-15 në sektorin privat, ndërsa shuma minimale për vitin 2026 është përcaktuar në 19.116 denarë. Pagesa mund të nisë menjëherë, ndërsa punëdhënësit janë të obliguar ta respektojnë këtë të drejtë. Të drejtën për të përfituar K-15 e kanë të gjithë të punësuarit në sektorin privat që kanë të paktën gjashtë muaj punë të pandërprerë te i njëjti punëdhënës gjatë vitit kalendarik. Punëdhënësit mund të paguajnë edhe një shumë më të lartë, nëse kjo është paraparë me marrëveshje kolektive ose me vendim të brendshëm të kompanisë. Nga ana tjetër, kompanitë që operojnë me humbje ose përballen me vështirësi financiare, mund të paguajnë një shumë më të ulët ose, në raste të caktuara, të lirohen nga ky detyrim, por vetëm nëse disponojnë dokumentacionin dhe vendimet përkatëse të parashikuara me ligj. Në rast se punëdhënësit nuk e paguajnë regresin e paraparë me ligj, ata mund të përballen me kontrolle nga Inspektorati i Punës dhe me gjoba financiare. Ndërkohë, punëtorët kanë të drejtë të paraqesin ankesë në Inspektoratin e Punës ose t’i kërkojnë të drejtat e tyre përmes gjykatës./Alsat.mk.








