Sekuestrohen 1.5 ton duhan, padi për kompani nga Tetova dhe Gjevgjelia

Drejtoria e doganave ka sekuestruar duhan të papërpunuar të importuar me sasi të përgjithshme prej 146 mijë kilogramë, që është lëshuar për treg. Për duhanin në fjalë nuk është paguar asnjë akcizë, e cila supozohej se kushton 300 milion denarë ose rreth 4.7 milion euro. Padi penale janë ngritur ndaj dy personave juridik në Tetovë dhe Gjevgjeli për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Tregti të paligjshme” sipas Ligjit të akcizës. Bëhet fjalë për duhan të llojit “Virxhinia” që është importuar dhjetë herë nga një kompani nga Gjevgjelia në periudhën nga dhjetori 2017 dhe gjatë tërë vitit 2018.  Në vend që duhani të përpunohet, ai është lëshuar në treg në mënyrë të paligjshme.

- Advertisment -

“Drejtoria e doganave, në koordinim me inspektoratin e tregut dhe Qendrën nacionale për parandalimin e krimit të rëndë, Byroja e sigurisë publike, zbaton aksione për parandalimin e shitjes së paligjshme të duhanit dhe produkteve të duhanit”, tha Goran Sugareski, drejtor i Drejtorisë së Doganave.

LEXO EDHE:

Back to top button