Sela: Gjykata suspendoi përkatësinë etnike

Sela: Gjykata suspendoi përkatësinë etnike

Kreu i ASH-së Ziadin Sela tha se Gjykata Kushtetuese dje ka heq përkatësinë etnike, shkruan Alsat.

Ai tha se pasoja e heqjes së përkatësisë etnike nuk është balanceri, por suspendimi i MO-së dhe suspendimi i kushtetutshmërisë së Maqedonisë dhe tendencat për krijimin e anarkisë, shkruan Alsat.

Sela kërkoi nga ndërkombëtarët si garantues të MO-së, që të ndërhyjnë në këtë tendencë dhe këtë vendim të ndikuar nga politika në mënyrë që të ndalin planet të cilat mund të kenë pasoja jo të mira për qytetarët e Maqedonisë.

Sela tha se suspendimi i përkatësisë etnike duhet të jetë shqetësim jo vetëm për shqiptarët dhe komunitetet e tjera, por edhe për vet maqedonasit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button