Selena Gomes e nderuar nga nominimi për Golden Globe
Selena Gomes e nderuar nga nominimi për Golden Globe
Artistja e njohur amerikane Selena Gomez ka reaguar me emocion për nominimet e saj të parë për çmimet “Golden Globe”, duke shprehur mirënjohje dhe krenari.
32-vjeçja është nominuar për dy kategori: “Performanca më e mirë e një aktoreje në një serial televiziv mjuzikëll ose komedi” dhe “Performanca më e mirë e një aktoreje në rol mbështetës”.
“Nuk di çfarë të shkruaj. Jam shumë krenare për Zoe Saldanan dhe jam kaq mirënjohëse dhe e nderuar nga ‘Golden Globes’”, ka shkruar ajo në Instagram, raporton FemaleFirst.
Gomez, e cila është nominuar për performancat e saj në “Only Murders in the Building” dhe “Emilia Perez”, ka shprehur mbështetje edhe për kolegen e saj, aktoren, Ariana Granden, e cila është një nga konkurrentet për çmimin “Performanca më e mirë e një aktoreje në rol mbështetës” për filmin “Wicked”. Ajo ka reaguar duke thënë: “Oh Zot! Ari!”
Ndërkohë, Selena ka pranuar se ka qenë shumë e emocionuar nga mundësia e të luajturit në filmin “Emilia Perez”, një film ku ajo luan rolin e Jessi Del Monte.
“Mendoj se kam ëndërruar për një rol si ky për shumë arsye. U ndjeva e sfiduar dhe e emocionuar për të parë se ku do të më çonte Jacques, dhe ishte eksperiencë shumë herë më e mirë sesa që e kisha imagjinuar, pasi pata mundësinë të takoj këto gra dhe ndjeva se ishte një eksperiencë që nuk e kam përjetuar ndonjëherë më parë. Shpresoj që ky të jetë vetëm fillimi”, ka thënë ajo për Extra.
Gomez gjithashtu ka thënë se po ndihet me fat që ka qenë pjesë e këtij filmi.
“Po e shijoj çdo moment. Ndihem me shumë fat që jam me këto gra të mrekullueshme dhe i dua çdo moment, kështu që po e përjetoj çdo pjesë të tij”, ka thënë ndër të tjera ylli.