Selltiks mund Lejkersin, fiton edhe Golden Stejt

Mbrëmë u zhvilluan disa ndeshje interesante në NBA. Në duelin kryesor, Boston Seltiks ka arritur të fitojë derbin ndaj rivalëve të përjetshëm Los Anxhelos Lejkers me rezultat 130-108. Më meritori në fitoren e Bostonit ishte Xhejson Tatum me 37 pikë e 11 kërcime, ndërsa Markus Smart shtoi 22 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.
Te skuadra e Lejkersit, më i miri ishte Entoni Dejvis me 31 pikë, gjashtë kërcime, dy asistime.
Në sfidën tjetër Golden Stejt Uarrios vazhduan formën e lartë duke mposhtu Detroit Pistons me rezultat 102-105.