Senatorët republikanë dhe demokratë në Shtetet e Bashkuara do të shkojnë në Hungari, të dielën, me mision për t`u fokusuar në çështjet strategjike në lidhje me NATO-n dhe Hungarinë.
Hungaria është i vetmi vend që ende nuk e ka ratifikuar hyrjen e Suedisë në NATO dhe pavarësisht se kryeministri Viktor Orbán tha se qeveria qëndron pas anëtarësimit të Suedisë në aleancë, negociatat kanë ngecur, shkruajnë mediet e huaja, transmeton RTKlive.
Sipas Ambasadës Amerikane, senatorët po udhëtojnë në Hungari me mision për t’u fokusuar në çështjet strategjike në lidhje me NATO-n dhe Hungarinë.
Qeveria suedeze shpreson që një miratim do të bëhet kur parlamenti hungarez të mblidhet përsëri brenda dy javësh.








