Serbët mblidhen në Manastirin e Graçanicës/ Policia blindon zonën

Serbët mblidhen në Manastirin e Graçanicës/ Policia blindon zonën

Serbët janë mbledhur në Manastirin e Graçanicës paraditen e së shtunës e më pas do të vazhdojnë në manifestimin në Gazemistan për të kryer rituale fetare në kuadër të festës së Vidovdanit.

Rreth manastirit në Graçanicë, përveç forcave të shtuara të Policisë së Kosovës, të cilët në bazë të planit operativ po ushtrojnë detyrat e tyre për të ofruar siguri përgjatë ditës së sotme, janë parë edhe pjesëtarët e KFOR-it, shkruan A2.

Policia ka hartuar dhe aktivizuar një plan operacional gjithëpërfshirës, i cili përfshin masa të shumta për ruajtjen e rendit publik, orientimin e trafikut rrugor dhe kontrollin kufitar në të gjitha rajonet e vendit.

LEXO EDHE:

Back to top button