Serbët shënojnë Vidovdanin në Kosovë

Qytetarë serbë u mblodhën në Gazimestan për të festuar betejën e humbur të Kosovës 632 vjet më parë. Edhe kësaj radhe nuk munguan provokimet e serbëve, si pasojë e së cilave është arrestuar një person derisa janë konfiskuar edhe bluza me mbishkrime nacionaliste, por edhe thika e boks hekuri. Të pranishmit në Gazimestan kanë mbajtur në duar flamuj të Serbisë të cilët u konfiskuan nga Policia e Kosovës. Për sigurinë dhe respektimin e rendit u përkujdesen forcat e Policisë së Kosovës, përfshirë edhe njësinë speciale dhe pjesëtarë të KFOR-it, ndërsa nuk ishin të pranishëm askush nga përfaqësuesit politik serb nga Kosova, por as nga Serbia.

LEXO EDHE:

Back to top button