Serbia solli sot edhe 3510 vaksina, ministrat Filipçe dhe Llonaçar ndihmuan shkarkim-ngarkimin e tyre

Masa të rrepta sigurie në Tabanov për pranimin e pakos së dytë të vaksinave Pfizer të ardhura si donacion nga Beogradi. 3510 vaksinat sot u sollën me një makinë udhëtarësh, ku pasagjer ishte edhe vet ministri serb i shëndetësisë Zllatibor Llonçar. Për të bërë ngarkim shkarkimin e pakos i ndihmoi edhe ministri ynë i shëndetësisë Venko Filipçe.

Më vjen mirë që po ndihmojmë fqinjët dhe miqtë tanë. Kjo që duam ne është që edhe ju të jeni të sigurt dhe qytetarët tuaj sa më pak të sëmurën. Kur ju keni situatë më të mirë, do të kemi edhe ne të gjithë rajonit  – u shpreh Zllatibor Llonçar, Ministër i Shëndetësisë së Serbisë.

Llonçar shtoi se në Serbi afro një milion njerëz janë vaksinuar me katër lloje të vaksinave. Por, Maqedonia e Veriut akoma nuk ka pranuar vaksinat në mënyrë direkte edhepse autoritetet premtuan që deri në fund të këtij muaji do të arrijnë 200 mijë vaksinat kineze Sinofarm dhe 5,860 vaksina e blera nga Pfizer.

Filipçe, sërish shtyu afatin që kjo do të ndodh gjatë javës së parë të marsit, kurse për 100 mijë vaksinat ruse Sputnik V, ende nuk ka informacion se kur mund të nisen nga Moska drejt Shkupit. Marsi, sipas tij, do të jetë i begatshëm për imunizim edhe me 20% të dozave Astra&Zeneca përmes Covax-it.

Ja konkretisht tu them për disa mekanizma që tani punojmë ende vazhdojnë bisedimet si me kompanin Pfizer, për disa detaje teknike që çdo ditë na kërkojnë dhe ne çdo ditë kontaktojmë përmes telefonit me përfaqësuesit e tyre në Beograd. Presim draftin e marrëveshjes, vërtetë janë në presion të madh të gjitha vendet e botës. Për vaksinat kineze është bërë edhe një këmbim i letrave ndërmjet Ministrive të Jashtme kështu që me të vërtet pres për pak kohë do të marrim datën definitive se kur do të arrijnë vaksinat – deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë së Maqedonisë.

Filipçe tha se 8,190 vaksinat Pfizer që na fali Serbia do të jenë të mjaftueshme të vaksinojnë me dy doza të gjithë personelin mjekësor që është në linjën e parë të frontit me virusin korona. Por, sipas planit nacional për imunizim, të moshuarit mbi 70 vjeç që janë kategori e rrezikuar shëndetësore dhe të sëmurët kronik, mbeten në pritje të furnizimit me vaksinat tjera. Kreu i shëndetësisë tha se mbi 1,300 vaksina janë injektuar tek mantel bardhët, sipas kësaj dinamike, duhen edhe dy javë të përfundoj doza e parë.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button