Serbia nuk shfaqet në fushë, Kosova fiton pikët në tavolinë

Kombëtarja e Kosovës U22 në konkurencën e femrave, ka fituar pikë në tavolinë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volley, në përballjen kundër Serbisë.
Serbia nuk u paraqit në fushë, andaj kjo nënkuptoi që Yllka Jashari dhe Melirona Avdullahu, të drejtuara nga Vildane Jashari, fituan pikët e para në këtë Kampionat Ballkanik, i cili është duke u mbajtur në Maqedoni. Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon kundër Rumanisë në orën 19:30.