Serbia regjistron mbi katër mijë raste të reja me Covid-19

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 kanë humbur jetën 39 persona, ndërsa janë shënuar 4.826 raste të reja me këtë virus.  Sipas të dhënave zyrtare, në spitalet në mbarë vendin janë në trajtim 7.641 pacientë të prekur nga COVID-19, mes të cilëve 299 në respiratorë.

Gjatë ditës së fundit janë testuar gjithsej 16.910 persona, prej të cilëve 4.826 kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit. Në periudhën e njëjtë kanë vdekur 39 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga pandemia në 5.384.

Në Serbi deri më tani janë regjistruar gjithsej 610.232 raste të infektimit me koronavirus, kurse janë testuar gjithsej 3.458.046 qytetarë të dyshuar për COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button